December 2, 2022

Atdheu ishte sot i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku tregoi se kur ka qenë i vogël ka vuajtur për shumë kohë nga një sëmundje kockash.

Atdheu tregoi se për 5 vite ishte në terapi dhe ka vuajtur, por kur vendosi të shkojë jashtë doktorët i dhanë disa tableta që për 2 javë e shëruan.

“Kur kam qenë i vogël kam pasur një sëmundje kockash, për nja 5 vite kam marrë terapi shumë të fortë dhe e di sa shumë ka vuajtur nëna për mua.

Pas 5 vitesh ika jashtë sepse u bë keq ajo gjendje dhe atje me tableta për 2 javë e kalova, pra 5 vite kalova vuajtje kot sepse nuk ishte ajo që pretendonin doktorët”, tha Atdheu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *