December 4, 2022

Victoria Beckham shpërtheu në lot në shfaqjen e saj të modës në Paris, pasi u ribashkua me Nicola Peltz. Ribashkimi vjen pas thashethemeve për një përçarje mes tyre.

Victoria, u emocionua kur doli në skenë pas shfaqjes dhe u përlot para se të vraponte për të përqafuar bashkëshortin David.

Ajo kishte veshur një fustan të zi, të markës së saj, shoqëruar me geta të zeza dhe çizme të zeza. Momenti prekës për Victorian erdhi kur djali i saj i madh Brooklyn Beckham, 23, dhe gruaja e tij Nicola Peltz, 27, u ulën në rreshtin e parë për ta mbështetur atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *