December 4, 2022

“Ky është skandal, shteti të ndërhyjë

Kurse analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti thotë se kjo është një padrejtësi që po ndodhë në Kosovë.

“Që në fillim e kemi thënë se është e padrejtë që shteti të ndaj fond për persona të akuzuar për krime ndaj shqiptarëve. Mbi 11 milionë euro janë shpenzuar me shumën që pritet të arrijë në shifra qindra milionë për persona që mund të dalin fajtorë. Çka nëse këta persona dalin të jenë urdhërdhënësit apo kryerësit e krimeve ndaj shqiptarëve, kush do merr përgjegjësi për parat e marra nga djersa e qytetarëve të varfër të Kosovës”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, ky është një skandal i radhës që ndodhë në Kosovë.

“Ky është skandal në vete, me mundësi të të shumëfishohet nëse shteti nuk ndërhyn të ndal këtë luks ndaj atyre që janë potencialisht të lidhur me vrasjen e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemajt, Enver Malokut dhe dhjetëra vrasje të tjera”, shprehet Mehmeti.

“Me këtë veprim shteti po paragjykon fajësinë apo jo të të akuzuarve. Shteti duhet të ndërhyjë për të ndal fondet, vetëm nëse shpallen, të pafajshëm të kompensohen e deri atëherë asnjë cent s’duhet tu ndahet”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Kujtojmë se sipas një përgjigje të dhënë nga Ministria e Drejtësisë në muajin korrik, nga fondi shtetëror për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara për një vit e gjysmë në total janë shpenzuar 11 milionë e 500 mijë euro, prej të cilave 11 milionë e 400 mijë vetëm për avokatët mbrojtës që janë angazhuar nga të akuzuarit. Ndërsa, 100 mijë euro për akomodimin e vizitave familjare të të akuzuarve dhe ndaluarve nga specialja.

“Duke u bazuar në Vendimin e Kryeministrit Nr. 056/2021 të datës 21.02.2021, sipas kërkesës tuaj për qasje në dokumente publike, ju lutem gjeni përgjigjën si në vijim: Shpenzimet për avokatë përgjatë vitit 2022 deri në muajin Qershor 2022 janë rreth: 3,902,600.00 €. Shpenzimet për avokatë përgjatë tërë vitit 2021 kanë qenë: 7,541,962.02 €. Shpenzimet për familjarë (bileta dhe fjetje e ushqim) përgjatë vitit 2022 deri në muajin Qershor 2022 janë rreth: 53,876.36 €. Shpenzimet për familjarë (bileta dhe fjetje e ushqim) përgjatë tërë vitit 2021 kanë qenë: 46,622.02 €”, thuhet më tej në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *