December 5, 2022

Balerina Klaudia Pepa prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në Itali, ndërsa sa i pëket jetës së saj private ajo nuk ka preferuar të ndajë informacione me publikun.
“Epo, një shok e kam edhe unë” – tha balerina muaj më parë në një intervistë duke mos dhënë më shumë informacione për jetën personale, të cilën ka dashur gjithmonë ta mbajë për vete.

Dhe te dashuria është përqëndruar edhe mbrëmjen e djeshme në “Dance Albania”, ku teksa ishyte duke komentuar një prej konkurrentëve tha:
“E gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time, që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë.”, referuar “Perfect” nga Ed Sheeran.

Alketa Vejsiu nuk ngurroi ta pyeste se me kë e ka këtë këngën e dashurisë, pyetje të cilës Pepa iu përgjigj “me dashurinë” në vijim, Klaudia nuk tha shumë përveçse, ai (dashuria) nuk ishte në sallën e “Dance Albania” dhe nuk ishte në Tiranë.
Postimet romantike të saj në rrjete sociale kanë ngritur shpesh dyshimet se mund të jetë duke jetuar një histori të bukur dashurie.

E pyetur nëse ka një partner në krah, Pepa disa muaj më parë tha:
“Sigurisht që ka një histori, por preferoj të jetë private ishte një ëndërr romantike, diçka shumë e veçantë (ditëlindja e famshme e mbuluar e gjitha me trëndafila)”./Panorama/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *