December 2, 2022

Klaudia Pepa ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie pas performancës së modeles Cindy Marina në “Dance Albania” nën ritmet e këngës “Perfect” të Ed Sheeran. Balerina dhe anëtarja e jurisë së “Dance Albania” ka thënë se kjo është muzika e saj e dashurisë, por nuk ka zbuluar se kush i ka “vje dhur zemrën”.

Klaudia Pepa: Në disa momente ishte si një balerinë e vërtetë. Pastaj, e gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë.

Alketa Vejsiu: Me kë e ke këtë këngën ti?

Klaudia Pepa: Me dashurinë.

Alketa Vejsiu: Dashuria kush është?

Klaudia Pepa: (Qesh) E vetmja vërejtje që mund të bëj është se të pashë kësaj here një largësi me partnerin. Megjithatë, e gjithë performanca ishte shumë bukur.

Ermal Mamaqi: Aman na e trego se kush është ai. A është në këtë sallë, në këtë qytet?

Klaudia Pepa: Jo.

Ermal Mamaqi: A është në këtë planet?

Klaudia Pepa: Po.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *