December 5, 2022

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov njoftoi të hënën se do të dërgojë tre nga djemtë e tij adoleshentë për të Iuftuar në Ukrainë, pasi sugjeroi të shtunën se armët bërthamore me fuqi të kufizuar të përdoren atje nga ana e ushtrisë ruse.

Kadyrov dhe anëtarët e njësisë së tij, të ashtuquajturit “Kadyrov” ose “vullnetarët çeçenë”, akuzohen për abuzime të shumta në Çeçeni. Njerëzit e tij u vendosën në Ukrainë së bashku me trupat ruse.

Kadyrov dhe anëtarët e njësisë së tij, të ashtuquajturit “Kadyrov” ose “vullnetarët çeçenë”, akuzohen për abuzime të shumta në Çeçeni.

Njerëzit e tij u vendosën në Ukrainë së bashku me trupat ruse.

Në një postim në Telegram, ai shkroi se fëmijët e tij Ahmat, Eli dhe Adam, të moshës 16, 15 dhe 14 vjeç, janë duke kaluar “prej kohësh” një stërvitje ushtarake për të mësuar se si të përdorin “armë të ndryshme”.

Ka ardhur koha që ata të shkëlqejnë në betejën e vërtetë”. Unë vetëm mund të përshëndes vendosmërinë e tyre.

Ata së shpejti do të shkojnë në vijën e parë”, tha Kadyrov.

Udhëheqësi çeçen ka katërmbëdhjetë fëmijë, sipas faqes së tij zyrtare, por mediat ruse raportojnë se mund të ketë edhe më shumë.

I njohur për deklaratat e tij skandaloze, Ramzan Kadyrov të shtunën u bëri thirrje autoriteteve ruse të përdorin “armë bërthamore me fuqi të kufizuar” në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *