December 4, 2022

Këngëtarja e njohur, Eranda Libohova, ka qenë e ftuar në emisionin “Fol me Mua”, moderuar nga Rovena Dilo në Fax News.

Teksa ka folur për jetesën e saj tashmë në një fshat të Shqipërisë, në Hamallaj, Eranda Libohova është shprehur edhe me mbi detaje lidhur me jetën e saj private.

“Shpesh më pyesin pse nuk je martuar, pse nuk martohesh. Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar.

Jo se nuk e dua martesën, se unë vij nga një familje tradicionale, por që kështu ka ndodhur. Kanë ardhur kohëra të tjera. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e përmbushur dhe shumë mirë në të gjithë qenien time.

Unë kam qenë në çift dhe nuk jam ndjerë e ro bëruar. Në momentin që kam ndjerë presion për dicka që nuk më bën të ndihem vetvetja, jam munduar të largohem”– u shpreh këngëtarja e njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *