December 2, 2022

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko ka vizituar sot ish-krerët e UÇK’së në Hagë.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, me nga një fjalë tregoi për secilin prej tyre, për gjendjen e tyre aktuale.

“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm.

Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, tha ai.

Ish-krerët e UÇk’së u vizituan edhe nga ish-presidentët shqiptarë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.

Vizita e ish- presidentëve u zhvillua me iniciativë të kreut Aleancës Kosova e Re dhe ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *