November 30, 2022

Ministrja Artane Rizvanolli ka folur sot në Kuvendin e Kosovës ku ka arsyetuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

Ajo ka thënë se si Qeveri kanë marrë disa masa për përballjen me këtë situatë derisa ka dhënë edhe disa këshilla për qytetarët.

Ajo ka thënë se qytetarët duhet t’i izolojnë shtëpitë përpara se të ftohet moti derisa ka potencuar se duhet të ndërrohet edhe mënyra e ngrohjes, pra që të mos shfrytëzohet rryma për ngrohje.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

Pas kësaj deklarate të ministres ka reaguar analisti politik Xhevdet Pozhari.

Ai kërkon nga ministrja Rizvanolli që të kfjellet, pasi që një shtëpi me izolu kushton 5 mijë euro, ndërsa subvencioni nga Qeveria është 50.

“5 mijë euro po kushtojka mu izolu shtëpia.

50 euro i ka nda subvencion Qeveria.

Artane, kfillu motër. Mos dil me fol jerëm”, shkruan Pozhari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *