December 3, 2022

Ditën e sotme u nënshkrua Kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë, ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc.

Kështu, sigurohet përdorimi ekskluziv i 2 satelitëve, për një periudhë 3-vjeçare, duke garantuar monitorimin e të gjithë territorit, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale për përdorimin e këtij shërbimi.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës u shpreh: “Zgjidhja që vjen nga ky vendim i sotëm është një zgjidhje e cila i jep përgjigje përfundimtare pyetjes: Po si nuk i patë?

Nuk është detyra ime funksionale të shoh kate edhe pse të gjithë jemi mësuar që t’i ndjekim këto procese. Por, është nga ana tjetër e pamundur të vazhdojmë të mbetemi pre e boshllëqeve të një procesi shtetndërtim dhe krijimit të një tërësie institucionesh të cilat për të funksionuar si një makineri e verbër, pa emër, por vetëm me forcën e ligjit, duan kohën e tyre.

Atëherë për të gjithë ata që na kanë përqeshur, janë skërmitur për satelitët. Sot, lajmi është që ne do të kemi një kryeinspektorit në qiell, i cili nuk ka emër të përveçëm, i cili nuk ka kushërinj, i cili nuk ka parti, dhe i cili ka një sy që i sheh të gjithë.”

“Me satelitet nuk do ketë me mundësi të ndërtohen kate pa leje, pa u vënë re, në momentin që sapo nisin, sepse satelitët kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur mbi sipërfaqen e tokës. Me një sakatuesi që mblidhet në një perimetër prej 70 cm.

Pra, në rast se këtu do të kishim qiellin e hapur dhe jo tavanin, ky perimetër këtu është një perimetër i kapshëm nga satelitët.” shtoi Kryeministri Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *