November 30, 2022

Këngëtarja Eranda Libohova u shfaq e veshur me fustan të bardhë në dasmën e Arminës me Shkëlzenin dhe kjo nuk u prit mirë nga ndjekësit e saj.

“Nuk duhet të ishte veshja juaj e bardhë Nuk ka rëndësi i gjatë apo i shkurtër”, “Sorry me gjithë admirimin si këngëtare, por është disrespekt të shkosh me veshje të bardhë në dasmë. Ka ca rregulla që duhen respektuar”, “Me të bardha? Sikur nuk lejohet”, i shkruan ato.

Eranda i ka marrë me sportivitet këto komente dhe i është përgjigjur njërit prej tyre, teksa dikush i ka shkruar se është mungesë respekti ndaj nuses të vishesh me të bardha, këngëtarja i është përgjigjur: Nuk më ngatërroi njeri me nusen se kishte veshur fustan të shkurtër kur këndova unë. Eh rregullat…

Kujtojmë se Armina i ndryshoi disa herë fustanet, e një prej tyre ishte i shkurtër./Xing/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *