November 30, 2022

Donald Veshaj reagon pas imazhit të përbashkët me Bora Zemanin: Një hudhër për siguri.

Mbrëmjen e djeshme Bora Zemani bëri postimin e shumëpritur nga fansat me Donald Veshajn.

Dyshja që prej muajsh komentohen për një ribashkim duket se e thanë fjalën e tyre të fundit duke e konfirmuar romancën.

Një foto e tyre e përbashkët padyshim që do të merrte reagime të shumta dhe ashtu ndodhi brenda pak minutash u vërshua nga mijëra komente e pëlqime.

Nuk ka vonuar shumë dhe Donaldi ka ripostuar të njëjtin imazh në InstaStoryn e llogarisë së tij në Instagram.

Krahas postimit ku shihet me partneren e tij, aktori ka shkruar: Një hudhër për siguri”.

Ndërkohë, dyshen përveç që do t’i shohim me emisionet e tyre përkatëse në Top Channel, u bë e ditur se Bora do të jetë e ftuara e parën në sezonin e ri të “Më lër të flas”.

Kujtojmë që marrëdhënie e Borës dhe Donaldit mori vëmendje të madhe pas hyrjes së aktorit në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP.

Ndonëse të ndarë atë kohë, çifti kishin një takim romantik brenda BB VIP që u morë si ribashkim, por gjërat ndryshuan kahje kur aktori krijoi një tjetër lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Mirëpo pas mbarimit të Big Brother VIP, Donaldi i dha fund romancës me këngëtaren duke u rikthyer në krahët e prezantuese.

Ndonëse në fillim e fshehën, Bora dhe Donaldi tashmë janë parë së bashku në dalje të ndryshme publike dhe një imazh i tyre së bashku ka shuar çdo dyshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *