December 5, 2022

Ramush Haradinaj ishte rrëfyer për një betejë të ashpër me forcat serbe tek kulla e tij në Gllogjan.

Ai tregoi se pas rënies së Familjes Jashari ata morën sinjal nga shumë veprime e ngjarje të asaj kohe se mund të sulmohet edhe Familja Haradinaj.

Ai tregoi se fillimisht në fshat e dërguan vetëm një patrullë, ndërsa tenkat e ruanin perimetrin e largët. Haradinaj tregoi se patrullën e parë ia kanë asgjësuar.

Por sipas Haradinajt ata kanë provuar ta kapin Dautin të gjallë.

“Ata e kanë përcjellur Dautin, dhe pasi është nisur Dauti ata fillimisht i kanë thanë ndalu në sërbisht, por ky ka vrapuar dhe duke e futur një plumb në revole ka zanë në thu dhe është rrëzuar, pastaj ata kanë gjuajtur po fatmirësisht ndoshta ai moment i rrëzimit e ka shpëtuar e pastaj ia ka kthyer me pistoletë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *