December 5, 2022

“Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu

Reagimi i plotë i Kryeziut në Facebook:

Liam Fox është deputet i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, që në të kaluarën ka shërbyer edhe si Sekretar i Mbrojtjes. Së fundmi ai ka folur për rreziqet dhe kërcënimet në Ballkan si rezultat i luftës në Ukrainë.

Kur Kryeministri Kurti flet për rrezikun që Serbia paraqet për sigurinë tonë ai gjithmonë përmend 48 bazat ofensive të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, për të ashtuquajturën “Qendrën Humanitare” të Rusisë në Nish, për 104 ushtrimet ushtarake me Rusinë, për militarizimin e vazhdueshëm të Serbisë me mbështetjen ruse, për varësinë ndaj Rusisë dhe për apetitin e saj për Kosovën.

Kur flet për Kosovën, Kryeministri Kurti flet për zhvillimin ekonomik dhe demokratik, për reformat në drejtësi, për synimet për anëtarësim në NATO, për rritjen e buxhetit të FSK-së për 52%, për pjesëmarrjen e FSK-së në Defender Europe 2021 dhe 2023, për aleancën euro-atlantike, për kontributin humanitar të Kosovës në strehimin e gati 1800 qytetarëve afganë, për sanksionet ndaj Rusisë dhe akomodimin e 9 gazetarëve Ukrainas në Kosovë.

Ai po e shpërfaqë Serbinë për atë që është. Po e promovon Kosovën për atë që është dhe që po bëhet. Në Ballkan, te Serbia e gjeni luftën dhe autokracinë. Te shqiptarët paqen dhe demokracinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *