September 30, 2022

Tradhtitë kanë qenë kryefjala e mediave muajt e fundit. Përmendim këtu ndarjen e modeles Emily Ratajkowski (EmRata) nga bashkëshorti i saj, të cilin e quajti “tradhtues serial” dhe skandalin e tradhtisë së Adam Levine, i cili është i martuar me supermodelen e Victoria’s Secret, Behati Prinsloo.

Si Emily, edhe Behati, dy vajza tepër të bukura, kujt do t’i shkonte mendja se do përfshiheshin në situata të tilla? Pas lajmeve për tradhti, në rrjete sociale ishin të shumta komentet: “Kur tradhtohet EmRata, unë s’kam shpresa” apo “Si mund të tradhtohet një supermodele si Behati”

Epo, tradhtia nuk ka të bëjë aspak me bukurinë! Historia na e tregon me fakte këtë gjë. Mbretëresha Beyonce është tradhtuar. Një nga aktoret, Salma Hayek gjithashtu.

Ka shumë arsye pse njerëzit tradhtojnë dhe duhet thënë se faji nuk është i atij që tradhtohet, por problemet nisin tek tradhtari. Një studim i ri hedh dritë mbi motivimet e tradhtisë. Studimi përfshiu 495 persona. Pjesëmarrësit në studim pranuan se kishin tradhtuar në marrëdhënien e tyre dhe iu përgjigjën pyetjes themelore: Pse e bëtë? Nga analiza u zbuluan tetë arsye kryesore: zemërimi, vetëbesimi, mungesa e dashurisë, përkushtimi i ulët, nevoja për ndryshim, neglizhenca.

Leave a Reply

Your email address will not be published.