September 30, 2022

Liza Beqaj, gazetare

“Ky, Milazim Krasniqi, babai i Memlit flet për “Islamist”, duke harruar faktin se ky është “islamist dallavarexhinj”!

Tani, ky me dhanë mendime urtësie për islam, për fe, e për komb e për atdhe, nuk ja vlen!

Nuk ia vlen për faktin se feja është fe o baci Milazim, feja nuk është lojë, qashtu siç po e përdor ti për interesa personale;Pikërisht ky, Milazimi fenë, ismain e përdor për para, për xhep, nuk ka zot që ia fla të gjitha ato mëkate që bën në emër të fesë!Trus baci Milazim, sepse CV- e ke bërllok”

///
“Islamistët” që iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje, sipas profesorit Milazim Krasniqi, shkuan me hile në partinë e Albin Kurtit.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “islamistët” e kanë ditur ku kanë hyrë, kur iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.

“Albini ua ka hapur derën me hile edhe ata kanë shkuar te Albini me hile”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Albin Kurti ka thënë një fjali shumë domethënëse në kuadër të zgjedhjeve më të fundit në LVV:”Natyrisht, ne jemi një parti socialdemokrate. Si të tillë nuk mund të jemi ideologjikisht gjithëpërfshirës.” Ata që patën bërë hyxhym për në LVV, veçmas “islamistët”, e kanë ditur me kohë se ku kanë hyrë. Albini ua ka hapur derën me hile edhe ata kanë shkuar te Albini me hile.

Tash atyre u mbetet të kërkojnë falje te i lumi Zot, për dëmin që i kanë bërë shoqërisë. Nëse mimikria gjatë kësaj kohe nuk ua ka zbehë edhe besimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.