September 30, 2022

Shqiponja e famshme e dy futbollistëve shqiptar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që bëri bujë gjatë Kupës së Botës në vitin 2018, do të ndalohet gjatë zhvillimit të Kampionatit Botëror të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Përfaqësues së Zvicrës, Pierluigi Tami. Sipas tij ata nuk do ta përziejnë sportin me politikën dhe duan të tregojnë respekt për të gjitha shtetet.

“Kupa e Botës nuk është vetëm ndeshja ndaj Serbisë edhe pse e dimë se sa e veçantë është kjo ndeshje duke pasur parasysh se çfarë ndodhi në vitin 2018. Nuk duam ta bëjmë gabim e njëjtë, jemi këtu të luajmë futboll dhe asgjë tjetër.

Nuk duam të dërgojmë mesazhe politike. Do të respektojmë vlerat tona dhe njëra ndër to është respekti. Për mua është gabim nëse provokojmë dikë me ndonjë gjest.

Nuk do të ketë shprehje apo gjeste që ngjallin reagime tek të tjerët, kur shënojmë do të festojmë por nuk do të jemi provokativ”, ka thënë drejtori Tami.

Ndeshja e vitit 2018 mes Zvicrës dhe Serbisë u përfol shumë për mënyrën e festimit të golave të Xhakës dhe Shaqirit, ndërsa dyshja do të takohet përsëri me Serbinë.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë do të zhvillohet më 2 dhjetor në Doha të Katarit, në kuadër të fazës së grupeve për Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.