December 5, 2022

Duke komentuar të dhënat e matjeve të kryera nga UBO Consulting që publikohen ekskluzivisht në Pressing, sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj ka thënë se hulumtimi vë në dukje rënien e vazhdueshme të Vetëvendosjes.
Sipas tij, VV tashmë ka humbur mbështetjen e qytetarëve dhe kjo mbështetje tashmë është në anën e opozitës.

“Po shohim një rënie të vazhdueshme dhe të vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Sot, kur po shohim, përkrahja e qytetarëve është për opozitën dhe jo më për Vetëvendosjen”, ka thënë Nikaj në Pressing.

Sipas të njëjtit sondazh, Nikaj ka deklaruar se vërtetohet rikonsolidimi i votës së PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *