December 2, 2022

Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Dyshimet nisën kur këngëtari fshiu të gjitha postimet me modelen dhe kjo e fundit mbylli adresën e saj në Instagram.

Burime për “Prive” kanë konfirmuar ndarjen duke zbuluar gjithashtu arsyen e vërtetë të ndarjes së dyshes.

Robert Berisha dhe Laureta i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja e ndarjes

Sipas burimeve të “Prive”, prej afro një muaji raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik, vëmendja e shumtë në media që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para. Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë, duke iu larguar sa më shumë syrit të publikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *