November 30, 2022

E dimë të gjithë se pyetja se kur do të fillojë Big Brother është më e shpeshta që i bëhet Arbana Osmanit, por nuk e dimë që pas lindjes paska një tjetër pyetje që e konkurron bindshëm atë të Big Brother.

“Sa kilogramë more dhe sa ke rrëzuar deri tani?” –ishte pyetja që një ndjekës/e i bëri moderatores.

Arbana përfitoi nga rasti për t’u dhënë përgjigje të gjithëve që ia kanë bërë këtë pyetje gjatë kësaj kohe.

“Atëherë, kjo është pyetja më e shpeshtë (aty-aty me atë se kur fillon BB) dhe deri tani e kam evituar përgjigjen, sepse nuk kam dashur të vë në presion ose të bëj të ndihen keq gra dhe vajza që gjatë shtatzënisë e kanë përjetuar ndryshimin në peshë me stres. Gjatë të trija shtatzënive të mia unë kam marrë rreth 10 kg. Jam kujdesur të ha shëndetshëm që nga dita e parë e deri tek e fundit, sepse përgjegjësia e rritjes së një krijese brenda meje ka qenë shumë e madhe dhe kam dashur (dhe i jam lutur Zotit) të shkojë çdo gjë shumë mirë. Doktori im (Orion Gliozheni) ka qenë gjithashtu gjithmonë shumë strikt në monitorimin e peshës gjatë shtatzënisë. Pas të trija lindjeve jam rikthyer në peshën e mëparshme shpejt, por jo në linjat e mëparshme. Që d.m.th barku është gjithmonë aty. Bashkë me celulitin:) Rikthimi në formë prej vërteti kërkon kohë dhe sport dhe trajtime, të cilat nuk kam as kohë e as mundësi t’i bëj tani, kështu që nga trupi perfekt jemi shumë larg. Por nuk mërzitemi se nuk është se kisha një trup modeleje para se të bëhesha me fëmijë:)”, -ka shkruar Arbana.

Moderatorja u bë nënë për herë të tretë më 1 shtator. Ajo dhe regjisori Eduart Grishaj mirëpritën vajzën e tyre të parë dhe fëmijën e dytë së bashku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *