December 3, 2022

Përshkallëzim i ri të tensionit në Qipro dhe Mesdheun lindor mes Turqisë dhe Greqisë. Mediat greke raportojnë se turqit po vazhdojnë provokimet, pasi menjëherë pasi Donmez njoftoi studimet e reja sizmike të Oruc Reis në Mesdheun lindor, ata lëshuan një version “NAVTEX” me të cilin ka qenë gjysma e Gjirit të Antalias i bllokuar.

“NAVTEX” vjen pak pasi ministri turk i Energjisë Fatih Domez njoftoi studime të reja sizmike nga anija turke

Sipas informacioneve, anija kërkimore turke është përmirësuar pasi diapazoni i kabllove të saj është pothuajse dyfishuar nga gati 2.5 kilometra në 4 kilometra.

Kujtohet se sipas korrespondentit të SKAI-t, Donmez u deklarua se “anija Oruc Reis kishte kryer operacione për një kohë të gjatë në Mesdheun lindor. Ata e sollën në port sipas nevojës për të bërë disa punë për modernizimin e pajisjeve dhe softuerit.”

Siç shpjegoi korrespondenti, “tani edhe ky (Oruc Reis) po konvertohet për të bërë studime sizmike tredimensionale, siç është bërë edhe në Mbarbaros Hairetin Pasha dhe montimi i tij vazhdon”.

Shtypi grek ka zbuluar detaje nga Marrëveshje e Bashkëpunimit Strategjik mes Francës dhe Greqisë të nënshkruar në vitin 2021 duke paralajmëruar turqit pas kërcënimeve për luftë gjatë ditëve të fundit.

Sipas mediave greke, marrëveshja parashikon që Franca të futet në luftë në krah të Greqisë në rast të një suImi nga Turqia ndaj tokës helenë.

]Një fakt i tillë është pasqyruar me tituj të medhenj edhe në mediat turke, të cila akuzojnë Francën për ndërhyrje në marrëdhëniet mes dy shteteve, shkruan abcnews.al.

“Milliyet”, shkruan se kështu Franca është duke ndezur edhe më tepër gjakrat në rajonin e Egjeut, ku tensioni është i lartë aktualisht.

Java e fundit ka qenë mjaft e tensionuar mes dy shteteve, ku pak më parë ministri turk Çavusoglu tha se “Greqia nuk duhej të kruhej shumë” duke paralajmëruar me luftë, ndërsa qeveria greke iu përgjigj dhe turqit kanë vetëm fjalë dhe se kërkojnë të manipulojnë historinë.

Dy shtetet kanë marrëdhënie të acaruara gjatë ditëve të fundit për shkak të ishujve përballë Turqisë, kërkimeve për naftë dhe gaz të kësaj të fundit, por edhe nisur nga kriza e brendshme e turqve në politikë dhe ekonomi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *