November 30, 2022

Abdulla Mehmeti, Akademik

“Kornizat e vogla partiake përballë realitetit të madh të së ardhmes avropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Dritaret e vogla programore të partive politike, një nga një dhe as të gjitha së bashku, nuk mund ta nxënë dritën dhe energjinë e pashtershme të diellit shqiptar që duhet ta ndriçojë të ardhmen e Kosovës.

Hapni dritaret e mendjes, o njerëz të mirë dhe shikojeni më thellë e më afër realitetin, se Kosova ka përmasa shumë më të mëdha se ajo që shihni ju nga zyrat e partive politike!

Lumi i madh nuk kalon nëpër shtratin e një përroi dhe ai të mos vërshojë!

Ata që i përçajnë qytetarët mbi baza të interesave partiake dhe klanore nuk mund ta ndërtojnë shtetin ligjor të së ardhmes dhe ata që vjedhin pasurinë e shtetit dhe djersën e qytetarëve nuk mund ta mbrojnë shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ruaje o Zot, po të mos ishte Amerika!”.

Fjalor i Gjuhës Shqipe

MIRËKUPTIM m.

Kuptimi i drejtë ndërmjet dy a më shumë vetave për çështje të caktuara, që shprehet me fjalë ose me vepra; marrëveshje, dëshira për të kuptuar mirë e drejt dikë a diçka për të marrë parasysh gjendjen e tij, vështirësitë e mundësitë që ka etj. pa paragjykime e prapamendime; kund. keqkuptim. Mirëkuptimi plotë. Mirëkuptim i dyanshëm. Frymë (shenjë) mirëkuptimi. Gjen (tregon) mirëkuptim. U zgjidh me mirëkuptim.

DIALOG m.

1. Bisedë që bëhet ndërmjet dy a me shumë vetave, bashkëbisedim; rrahje e një çështjeje nga dy a me shumë veta duke biseduar drejtpërdrejt, duke ballafaquar mendimet në shtyp, në një mbledhje etj. Dialog i gjatë (i shkurtër, i gjallë). Dialog politik. Filluan (ndërprenë) dialogun.

2. let. Pjesë e një vepre letrare që përmban bashkëbisedimin ndërmjet personazheve ose fjalët që shkëmbejnë ata; vepër letrare e shkruar në formë bashkëbisedimi. Arti (mjeshtëria) e dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *