September 30, 2022

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se kryetari i SBASHK-ut dhe njëkohësisht prijësi i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj është një prej njerëzve më të ndershëm që ka njohur ndonjëherë.
Shala, duke folur në Pressing, ka thënë se ka 30 vjet që e njeh Jasharajn, që nga koha kur ai ishte nxënës në Pejë. Bindjen e tij për Jasharajn ka thënë se e ka përkundër se ai, si ndjekës i politikave të djathta, nuk e pëlqen konceptin sindikalist.

“Kam 30 vjet njohje personale, qysh kur kam qenë nxënës në Pejë.

S’më duhen portretizime të askujt, po ashtu kam pasur një përvojë me të si anëtar i qeverisë, jo të lehtë.

I tillë është sindikalizmi edhe pse s’e pëlqej sindikalizmin.

Është një prej njerëzve më të ndershëm që kam njohur ndonjëherë dhe s’ka asnjë interes personal në këtë çështje dhe e di që s’ka pasur as kur ka ardhur në zyrën time me kërkesa si këto”, është shprehur Shala.

Sipas Shalës, për qeverinë e majtë të Kurtit dialogu me sindikatat do të duhej të ishte gjë elementare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.