October 5, 2022

Greva e mësimdhënëseve dhe mosmarrëveshjet e SBASHK-ut me kryeministrin Kurti, ka nxitur reagimin e ashpër të afaristit të njohur nga Kosova, Qendrim Kryeziu.
“Me i realizu dëshirat e Serbisë dhe Turqisë, veç Albin Kurti dhe Rrahman Jashari, o popull qu qohemi në këmbë e t’i largojmë prej vendit tradhtarët dhe argatët e Serbisë e Turqisë”, ka shkruar Kryeziu.

Postimi i plotë

Argat të Serbisë dhe Turqisë, e kam ditë që ka në mesin tonë veç që ka kaq shumë se kam besu.

Me i realizu dëshirat e Serbisë dhe Turqisë, veç Albin Kurti dhe Rrahman Jashari, o popull qu qohemi në këmbë e t’i largojmë prej vendit tradhtarët dhe argatët e Serbisë e Turqisë.

Çmimet kanë filluar mu rrit që dy vjet, ku ishit o mbrojtësa të Rrahmanit, e përkrahës të Albinit mu anku, ndaluni more shikojeni veten në pasqyrë a ju vjen marre prej bukës që e hani, prej vendit që po e ndërtojmë, a dini që edhe ëc janë me pagesë në Evropë, mani more s’po ju vjen marre.

Çdo vit shkollor greva, protesta.

E ju opozita që po keni çejf me përdor Rrahmanin me rrëzu Albinin gabim e keni, ky vetëm sa nuk është rrëzu vet, qohuni veshni trenerkat edhe dilni si Albini në protesta, se i keni 1miliard probleme që ka thënë i ndreqi, e as ato ma elementaret si ka rregullu po i ka ç’rregullu, mos i përdorni fëmijët, për sene të vogla.

Popull mos harroni hajgare me shtet nuk bahet, gjithkujt nuk i jepet vota.

Poshtë tradhtarët e kombit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.