September 30, 2022

Javën e kaluar, u mbajt edicioni i 79-të i Festivalit të Filmit në Venecia, në të cilin morën pjesë shumë emra të njohur të artit, muzikës dhe fushave të tjera.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se në tapetin e kuq parakaloi edhe modelja shqiptare, Oriola Marashi.

Ajo mori vëmendjen e të ftuarve me paraqitjen e saj, ku kishte veshur një fustan me dekolte të hapur ngjyrë bronzi.

Oriola ka publikuar disa foto me paraqitjen tërë shkëlqim nga Venecia ku nuk kanë munguar pëlqimet e shumta dhe komentet e miqve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.