February 7, 2023

Një mësimdhënës ukrainas iu bashkua trupave ushtarake kundër pushtimit rus.

Në një video në rrjetin social Twitter, faqja “UkrArmyBlog”, publikoi të mërkurën pamjet kur mësimdhënësi me uniformë ushtarake, i befasoi nxënësit, duke u futur në klasë ku ata po mbanin mësim.

“Fëmijët takojnë mësuesin e tyre, Roman Palamarchuk, që u kthye nga fronti”, thuhet në postim.

Trupave ukrainase i janë bashkangjitur shumë mësimdhënës e punonjës të arsimit, kundër forcave ruse.

Në fillim të Iuftës, në internet pati qarkulluar një fotografi ku shihet mësimdhënësi nga fronti i Iuftës, duke mbajtur mësim online me nxënësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *