October 4, 2022

Rexhep Torte

“Rahman Jasharaj dhe SBSHK-u duhet t’ia vënë gishtin mendjes dhe të veprojnë me arsye të shëndoshë, që mësimi në shkolla të fillojë menjëherë dhe pa asfarë kushtesh, e jo duke i përdorur nxënësit, pasurinë tonë më të çmuar si mish për top.

Duhet shikuar ana ligjore dhe kushtetuese për t’i vënë para përgjegjësisë Rahman Jasharajn dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë tentim shkatërrues armiqësor ndaj arsimit në Kosovë dhe ndaj padrejtësive skizofrene që u bëhen nxënësve në Kosovë, duke lënë pasoja psikike te nxënësit.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij me propozimin për t’ua rritur rrogat mësimdhënësve për 50 euro dhe me premtimet se po punon në përmirësimin e mërejmë të situatës financiare të mësimdhënëse e ka kryer obligimin e saj.

Ndërkaq, bunkerizimi i Rrahman Jasharajt dhe i SBSHK-ut në kërkesat e tyre këmbëngulëse në 100 euro, dëshmon qëllimin dashakeq destabilizuaes e të rrezikshëm të tyre ndaj Kosovës.

Rahman Jasharaj po të ketë edhe një grimcë morali e karakteri arsimdashës duhet të japë dorëheqje nga posti i tij në SBASHK, e jo të shtiret si person i viktimizuar se po sakrifikon për arsimin.

Nuk ka asfarë arsyetimi që një kryesindikalist i përgjegjshëm t’i kundërvihet dhe ta kundërshtojë me kaq kryeneçësi Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, kryeministrin dhe Qeverinë më të mirë që ka patur deri sot Kosova.

Sjelljen arrogante dhe mospërfillëse që po e tregojnë Rahman Jasharaj dhe bashkëpunëtorët e tij në SBASHK, nuk mund t’i bëjnë as në familjen e tyre të ngushtë, e lëre më ndaj Qeverisë së Albin Kurtit në shtetin e Kosovës, duke i lënë pa mësim deri më 12 shtator 320 mijë nxënës jashtë bankave të shkollës në Kosovë, ngjashëm si në vitin 1998 kur krimineli Sllobodan Millosheviq e suprimoi tërë jetën administrative, ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe kulturore në Kosovë.

Takimet e Rahman Jasharajt me krerët e opozitës në Kosovë dhe kokëfortësia e tij ndaj qeverisë së Albin Kurtit, tregojnë padyshim se në arsimin në Kosovë i ka futur duart e pista edhe opozita e sotme në Kosovë, me të vetmin qëllim dhe shpresë për ta destabilizuar Kosovën dhe për ta rrëzuar Albin Kurtin dhe Qeverinë.

Mbështetja që i erdhi Rahman Jasharajt dhe SBSHK-ut nga Sindikata e Arsimit e Shqipërisë dhe nga Sindikata e Arsimit të Maqedonisë së Veriut, jep të kuptohet se në këtë grevë i kanë futur hundët edhe Aleksandër Vuçiqi-Presidenti i Serbisë kriminale edhe Edi Rama-Kryeministri i Shqipërisë, nismëtarët e “Ballkani i hapur”, pazaret e pista anti shqiptare të të cilëve po ua prish Albin Kurti- Kryeministri i Kosovës, i cili me plot përgjegjësi është vënë në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës.

Qeveria e Albin Kurtit me pakon për zbutjen e krizës ekonomike sociale për tërë banorët e Kosovës, caktoi edhe 50 euro në muaj për mësimdhënësit e Kosovës deri në miratimin e Ligjit për pagat, që është gjysma e 100 eurove për të cilat këmbëngulin Rahman Jasharaj dhe SBASHK-u.

Kosova e katandisur dhe e alivanosur ekonomikisht nga hajnia, korrupsioni dhe pasurimi i jashtëligjshëm i qeverive të derisotme në Kosovë, nuk e ka mundësinë buxhetore aktuale për tu paguar mësimdhënësve nga 100 euro në muaj.

Kushtet buxhetorë të Kosovës do të përmirësohen maksimalisht me eliminimin e listave të fryra të veteranëve të rrejshëm, me konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme të milionerëve të pas luftës, duke filluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e tërë të tjerët të ngjashëm si këta.

Rahman Jasharaj dhe SBSHK-u duhet t’ia vënë gishtin mendjes dhe të veprojnë me arsye të shëndoshë, që mësimi në shkolla të fillojë menjëherë dhe pa asfarë kushtesh, e jo duke i përdorur nxënësit, pasurinë tonë më të çmuar si mish për top”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.