October 4, 2022

Çun Lajçi-“Ishalla jo për dylberin e Kryeministrin!

Kam harrua me iu thanë verës, e sot ma qiti ndërmend njeni, që e mori librin “Kaçakët”. M’tha, ti je ma i mirë se Albini! Ty asht dashtë me t’ba kryeministër!

Shuej tu qorrofshin sytë i thashë, se ma marrin shpirtin para vaktit!

Edhe n’korrik m’thojshin kështu. Madje edhe n’gusht. M’afroheshin me ba selfie e m’lavdojshin e m’thojshin, je edhe ma i mirë se sa ky kopilani që po na prinë!

Ti je ma i mirë se Vipat, m’thojshin e mua me mbulojshin djersët.
S’kisha faj! Tuta hak! Thojsha po m’gjenë gja e si reperat e preksha majën e guxhës e gishtat i pështyjsha!
Krejt rolet i ke luejt, m’thojshin, veç rrencin e tapkaroshin me tri karta e dy qibrita, hala jo! Duhesh me i lujt shqiptarët e Kajzerstrasse-së!

I ke pa n’Frankfurt, viteve 90-dheta me dy qibrita?
Veni do zinxhirë rreth qafe e nji sahat si dukat. Edhe do myhyr n’gishta e lueje dallaverxhiun, se taman i shkon mjekrrës sate!
Edhe dhunuesin lueje! Pse jo? N’formë janë.
Mashtruesin plak, që e blenë qejfin e mullarit e vdekjën e vet për pesëdhetë eki, e me pëshurrë s’mundet!
Vajza, që mashtrohen, ka sa të duesh! Mjafton me t’pa n’xhip me do zinxhirë, që duken si dukat e kuletën me nji grumbull pesë eurosh!

Mjafton edhe nji parfum Boss e do syze t’zeza! Taman e ke moshën me vdekë, si do e do, që po vdesin sipër vajzave n’hotelet e pesë eurove!
Ty mos ta ndien që kan me shkrua: Vdiq për atdhe plaku 70 vjeç, tue u byrykatë si kau, mbi vajzën pesëmbëdhetë vjeçe!

Punë e madhe! Ti je artist e artisti asht për role, s’asht për hoxhë!
Jo, edhe hoxhën mundësh me luejt, se e ke mjekërrën. Mundësh me ba be n’kuran, se paret nuk i merr me veti n’vorr!

Lirisht ba be se burri asht për shtatë gra, secila ma e re se tjetra!
Lueje rojen e diskotekave, bodigardin, se si t’marrin vesh shqiptarët, që i ke ra grusht djalit t’filanit, t’bajnë Kryeministër!

Njeni mbasi e muer librin m’tha n’vesh: Lueje dylberin, se fort po m’pelqen!
Kur e kqyra, ia pashë shallin ngjyra n’gjyra n’bel. Unë u mrrola e ai i lëpiu buzët!
Tash kurkush s’po flet me mua, se ikën mërgimtarët. Ata ishin jeta e kryeqytetit e bukuria e Shëngjinit.
Tash m’duhet me shkrua deri n’verën tjetër, e prap me dalë rrugëve e me pritë se për cilin rol do t’me propozojnë!

Veç ishalla jo për dylberin e për Kryeministrin!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.