September 30, 2022

Punonjësit e arsimit, ashtu si edhe shërbyesit civilë, janë në grevë, me kërkesën për rritje pagash, përkatësisht për 100 euro shtesë tash e tre javë.

Lidhur me këtë grevë vazhdon të ketë reagime te shumta nga personalitete të ndryshme publike e qytetarë, në mesin e figurave publike që po reagojnë është edhe aktori Fatmir Spahiu i njohur si Bufi.

Ai së fundmi me anë të një postimi në Twitter ironizoi me grevën duke thënë se fëmijët kanë mësuar zholin gjatë kësaj periudhe.

“Java trete e grevës, fëmijët mësuan zholin”, shkroi ai. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.