September 30, 2022

Mbretëresha Elizabeth ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 96 vjeçare. Ajo qëndroi për 70 vite në fron. duke u bërë kështu monarkia më jetëgjatë në historinë britanike.

Ndërsa rrjeti është mbushur me lajme për monarken e ndjerë, Bes Kallaku na ka treguar mbretëreshën e tij të vërtetë.

Aktori ka vendosur në fronin mbretëror britanik, gjyshen e tij. “Ka ende një Mbretëreshë”, ka shkruar ai me humor duke shkaktuar shumë komente te ndjekësit.

Aktori ka treguar gjithmonë se sa e rëndësishme është Ija në jetën e tij. Pak ditë më parë, në një foto me të, ai shkroi: Ne prehrin e ëndrrave”.

Kujtojme se Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar.

Ditët e fundit, me rastin 5-vjetorit të martesës, ata i kanë dedikuar shpesh fjalë të bukura njëri-tjetrit.

Pak orë më parë, Xhensila ka publikuar në Instagram disa foto, në të cilat shfaqen shumë të dashuruar.

“Nëse e di çfarë është dashuria, e di prej teje!”, ka shkruar këngëtarja krahas imazheve të bukura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.