October 4, 2022

Për 1-shin në Biologji u arsyetua me faktin se ka pasë një përplasje me arsimtaren.

“Kam pasë një fjalosje me arsimtarin dhe nuk kam dashtë me i shku në klasë…Aty kam qenë vullnetar kur ma ka lënë 1sh, se gjatë pyetjes kam qesh dhe ka qenë shumë strikt, e njohin në Ferizaj profesorin e Biologjisë, e jo pse nuk kam ditë”, ka thënë Basha.

Megjithatë, deputeti i VV-së, në tentim për t’u arsyetuar ka dhënë një tjetër deklaratë interesante.

Ai tha se vetëm në fakultet ka filluar të mendojë.

“Arsimtarët nuk na kanë mësu. Kemi mbajtë mësim për hirë të mësimit. Në Biologji kemi shënu gjithë ditën. Pastaj në fakultet kam fillu me mendu”, tha ndër të tjerash Basha në Kanal10.

Leave a Reply

Your email address will not be published.