October 5, 2022

Fjodora Fjora është ndër moderatoret e cila prej vitesh është pjesë e ekrsneve shqiptare. E pranishme me shumë formate, ajo njihet edhe si ndër personat më të kuruar të showbizzit, por sa i përket jetës së saj personale ajo është goxha heremetike dhe preferon ta mbajë larg syrit kureshtar.

Disa ditë më parë moderatorja publikoi një foto në InstsaStory ku shihej e kapur përdore me një mashkull misterioz pa dhënë më shumë detaje, duke ‘konfirmuar’ kështu romancën e saj më të re.
Ditën e sotmë Fjodora ishte ftuar në programin e mëngjesit “Ëake Up”, ku rrëfyer si i ka kaluar këtë vit pushimet e saj verore. Përveç destinacioneve të preferuara të cilat i viziton shpesh, aji nuk la pa përmendur dhe një ‘arratisje’ për në qytetin e dashurisë, Paris.

“Pushimet i kam bërë edhe jashtë edhe këtu. Ishte hera e parë që kisha një emision të përditshëm dhe mezi i prisja pushimet e verës. Në korrik i hipa makinës dhe ndalesa e parë ishte në Jalë. Më shijon më shumë Shqipëria se jashtë. Pastaj kam bërë escapes (arratisje), se shkova pak në Paris. Është edhe qyteti i shoqërisë jo vetëm i dashurisë. Shoqja ime e ngushtë kishte ditëlindjen dhe u bëmë katër shoqe bashkë. Pastaj erdha, shkova dhe në Greqi. Shkoj çdo vit sepse vëllai im jeton atje dhe ka një biznes turistik. Zakonisht shkoj me djalin këtë vit vendosa të shkoj vetëm, sepse kisha nevojë për pushime pas pushimeve…”– tregoi Fjodora.

Leave a Reply

Your email address will not be published.