October 4, 2022

Robert Berisha, është një figurë shumë e dashur për publikun, lidhja e tij me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, bëri bujë të madhe duke u bërë pothuajse pjesë e çdo lajmi.

Ani pse ata u martuan e patën një jetë të lumtur, dashuria e tyre nuk zgjati shumë dhe u ndanë, kohëve të fundit, Roberti ka nisur një lidhje të re me bukuroshën nga Prishtina, Laureta Maqedonci.

Mirëpo duket se lidhja e tyre ende pa i bërë 5 muaj ka përfunduar, këto dyshime vijnë pasi, Roberti ka fshirë të gjitha fotot me Lauretën, ndërsa kjo e fundit është ‘zhdukur’ nga Instagrami.

E pas raportimeve të mediave për ndarjen e tyre, Roberti ka bërë një postim në Instagram, ai është shfaqur në disponim të mirë me vajzën e tij, Renee, e si duket se edhe ndarjen nga Laureta, Roberti e ka marrë qetë. /ORAinfo/

Leave a Reply

Your email address will not be published.