October 4, 2022

Media italiane ka folur me superlativa për këngëtaren shqiptare, Elvana Gjata… Klipin e fundit këngëtarjae xhiroi në Palermo dhe i ka kaluar 100 milionë shikime në Youtube. Klipi u realizua në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ledri Vulën.

Ata kanë vlerësuar reklamën që i është bërë qytetit historik falë një artisteje shqiptare. Mediat italiane kanë përshkruar këngën si një këngë që tregon një histori dashurie të një çifti adoleshent.

“Janë vetëm tre minuta e 29 sekonda që tregojnë një histori dashurie adoleshente nën melodinë e “Mike”, një këngë pop në shqip me elemente ballkanike.

Kënga është realizuar nga këngëtarët shqiptarë Elvana Gjata dhe John Shahu dhe nga reperi kosovaro-shqiptar Ledri Vula”, kanë shkruar mediat italiane.

Videoja zyrtare e këngës u ngarkua në Youtube në korrik të vitit 2018-ës, e cila ndër 4 vite ka kaluar 100 milionë shikime. Në sfond është Palermo, në qendër të videos, me Teatro Massimo dhe Villa Boscogrande.

Në disa skena Elvana Gjata dhe reperi Ledri Vula shëtisin nëpër rrugicat e qendrës historike ndërsa John Shahu i bie kitarës dhe këndon në Piazza Verdi. Pamjet e qytetit shoqërojnë një këngë jo vetëm të shpërblyer nga shikimet, por edhe të vlerësuara nga kritikët muzikorë.

Ledri Vula dhe Elvana Gjata paralajmërojnë bashkëpunimin e ri?! (Foto) – Indeksonline.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.