September 30, 2022

Qeveria shqiptare po bashkëpunon me qeverinë greke për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme, e cila thotë se fillimi i bisedimeve në nivel ekspertësh është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri -Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore.

Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve.

Kjo marrevesgje do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona”, njofton MEPJ.

Kujtojmë se në Greqi jetojnë prej vitesh një numër i madh shqiptarësh dhe kjo marrëveshje është pritur prej kohësh prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.