October 3, 2022

“Ish presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që nga 5 nëntori i vitit 2020 po qëndron i burgosur në Hagë, ku Gjykata Speciale ndër tjerash e ngarkon me akuzën edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Para se të burgosej, Thaçi edhe publikisht kishte deklaruar se është pro ndarjes së Kosovës. Sipas tij, Kosova duhej t’i jepte territor Serbisë, në mënyrë që të arrihej marrëveshja përfundimtare.

E profesor, doktor Enver Bytyçi në faqen e tij në facebook ka publikuar fotot e momentit kur Hashim Thaçi ishte takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas Bytyçit, ky ishte edhe momenti kur Thaçi kishte marr urdhra nga Putini për ndarjen e Kosovës.

“Ish presidenti i Kosovës merr udhëzimet e Putin se si do duhej ndare Kosova në favor të Serbisë!”, ka shkruar në përshkrimin e fotove profesor Enver Bytyçi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.