October 3, 2022

Aktori Daniel Craig ka deklaruar se bota nuk do të shohë më një person si Mbretëresha Elisabeth.

Ylli i James Bond është prekur shumë nga lajmi i ndarjes nga jeta të Mbretëreshës, të cilën ai kishte pasur fatin ta takonte personalisht, e madje dhe të ishte pjesë e xhirimeve me të.

Duke reflektuar për periudhën që kaloi kur filmoi me Mbretëreshën, Craig tha për BBC: “Çfarë gjëje e pabesueshme. Ne nuk do të shohim më kurrë një si ajo. Të jesh gjallë gjatë mbretërimit të saj është diçka tjetër.”

Ai shtoi: “Jam shumë i pikëlluar, i uroj fat Charles, me të vërtetë.”

Ata të dy kanë filmuar një skenë të famshme në vitin 2012, për Lojërat Olimpike të Londrës.

Në sekuencë, Craig shihet duke vizituar Pallatin Buckingham për të thirrur Mbretëreshën në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Mbretëresha e përshëndet atë duke i thënë: “Mirëmëngjes zoti Bond”, përpara se dyshja të ecnin së bashku në korridorin e pallatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.