January 28, 2023

Pas një kundërsulmi të shpejtë të forcave ukrainase në rajonin e Kharkivit, forcat ruse janë tërhequr nga qytetet kyçe lindore.

Të shtunën, zyrtarët ukrainasë kanë bërë të ditur se trupat kanë hyrë në qytetin Kupiansk, një një qendër jetike lindore e furnizimit për forcat ruse.

Në një deklaratë tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes, ka thënë për median shtetërore se trupat e saj tërhequr nga qyteti i afërt Izyum, në mënyrë që të rigrupohen.

Sipas BBC-së, ministria ruse gjithashtu ka konfirmuar tërheqjen e trupave nga qyteti i tretë kryesor, Balaklyia, në mënyrë që “të forcojnë përpjekjet” në frontin e Donetsk.

“Një operacion tre-ditor u krye për tërheqjen dhe transferimin e organizuar të grupit të trupave Izyum-Balakliya në territorin e Republikës Popullore të Donetsk”, thuhej në deklaratën e ministrisë ruse, ku më tej shtohet se, “për të parandaluar dëmtimin e trupave ruse, armikut iu shkaktua një humbje e fuqishme nga zjarri.”

Përparimet e Ukrainës – nëse konfirmohen dhe mbahen – do të ishin më të rëndësishmet që kur Rusia u tërhoq nga zonat përreth Kievit në prill.

Ato do të përdoren si një shenjë se ushtria e Ukrainës mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia, ndërkohë që vendi vazhdon të kërkojë mbështetje ushtarake nga Perëndimi.

Për Rusinë, kjo rimarrje e territoreve do të shënojë një pengesë poshtruese pasi këto zona ishin të pushtuara që në javën e parë të Iuftës.

Kujtojmë se më parë, edhe zyrtarët e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thanë se Ukraina kishte avancuar 50 km në territorin e mbajtur më parë nga Rusia.

“Forcat ruse ka të ngjarë të jenë kapur në befasi,” tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Ukraina nisi kundërofensivën e saj në lindje në fillim të kësaj jave, ndërsa vëmendja ndërkombëtare u përqendrua në një përparim të parashikuar pranë qytetit jugor të Khersonit.

Ndërkohë, edhe presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky, në fjalimin e tij me video është shprehur se “forcat ukrainase po marrin gradualisht kontrollin e vendbanimeve të reja duke kthyer flamurin ukrainas dhe mbrojtjen për të gjithë popullin.”

Ofensiva përparimtare e ukrainasëve u komentua edhe nga Sekretari i Shtetit i ShBA-së Antony Blinken, i cili tha se sulmi ishte “duke bërë përparim të vërtetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *