October 5, 2022

Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, i është referuar Kosovës me fusnotë, në një postim të bërë së fundi në Twitter.
Bregu duke folur për “Balkathon”, në pjesën ku ka përmendur Kosovën, ka vendosur edhe fusnotën.

Për këtë, ajo ka marrë shumë replika, gjë e cila e shtyu që të bëjë edhe një reagim tjetër.

“Kushdo që drejton një organizatë ndërkombëtare, respekton rregullat. Denominimi i Kososvës është me fusnotë. Këtë e ka pranuar Kosova kur është bërë anëtarë më 2014”, ka shkruar ajo.

Vlen të theksohet se në po të njëjtin këshill, kryetar po synon që të bëhet Veton Surroi. Ky i fundit, ka marrë përkrahje edhe nga Qeveria Kurti për këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.