October 4, 2022

Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Donjeta Demolli ka vazhduar kritikën e partisë së saj ndaj qeverisë së Kosovës dhe ministrisë së Arsimit në raport me grevën e mësimdhënësve në Kosovë.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se qeveria nuk ka bërë asnjë lëshim për BSPK-në që nga fillimi i grevës, por përkundrazi ka kërcënuar dhe ka ndërprerë jashtëligjshëm pagesat.

Siç shprehet Demolli, pagesa prej 50 euro për mësimdhënës nuk është rezultat i dialogut, por ka qenë i vendim i njëanshëm dhe sipas saj, ministrja Nagavci ka shkelur Kushtetutën.

Ajo gjithashtu ka thënë se Nagavci ka tejkaluar kompetencat e saj si ministre, ka shkelur kontratën kolektive, ka instrumentalizuar fëmijët dhe nuk ka fillur ndërtimin e as 10% të 160 qerdheve të premtuara.

Në fund, ajo ka kërkuar dorëheqjen e ministres Nagavci.

Ky është postimi i saj:

Që nga fillimi i grevës së BSPK, Qeveria nuk ka bërë asnjë lëshim në raport me palën tjetër:

– ka kërcënuar grevistët dhe ka ndërprerë pagesat jashtligjshëm. Qeveria hoqi dorë nga kjo masë pas reagimit të opinionit publik.

– pagesa prej 50 euro për mësimdhënës nuk është rezultat i dialogut. Vendimi ka qenë i njëanshëm dhe krye në vete. Pra nuk mund të kuptohet si kompromis por përkundrazi është sinjal i një pushteti represiv.

– Arbërie Nagavci është shkelëse e Kushtetutës.

– Ka tejkalu kompetencat e saj si ministre.

– Është ajo që nuk po respekton kontrataën kolektive dhe nuk po zbaton marrëveshjen për pagat jubilare.

– Ka instrumentalizu fëmijët për te fitu pushtetin në Kamenicë.
– nuk ka filluar ndërtimi i as 10% të 160 cerdheve të premtuara.

Ku Arbërie është dorëheqja?.

Leave a Reply

Your email address will not be published.