October 4, 2022

Këngëtarja Kida shpenzon shumë për veshjet dhe këtë e tregon në çdo dalje e postim të saj në rrjetet sociale.Edhe pse është vetëm 24 vjeçe, kur vjen puna te veshjet dhe aksesorët ajo nuk kursehet fare.

Këtë e ka treguar edhe me anë të disa postimeve gjatë pushimeve. Në rrjetet sociale ajo ka postuar disa foto ku shfaqet me b ikini në një jaht.

Totali i veshjes së saj në plazh bashkë me aksesorët kap vlerën e 97.785 eurove, gati sa një apartament modest në kryeqytet.

Janë bërë plot 10 vite që kur Orkidea Latifi, e njohur me emrin e artit Kida, iu bashkua tregut muzikor. Këngëtarja arriti të fitonte menjëherë zemrat e publikut, këngët e së cilës ktheheshin menjëherë në hite, dhe tashmë renditet në mesin e artisteve më të mira sa i përket industrisë muzikore shqiptare.

Teksa ka reflektuar për këtë dekadë karrierë, këngëtarja ka shprehur falenderimet për të gjithë fansat e saj. “Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam dëgjuar.

Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shumë, urs always #Kida ❤️”, shkroi ajo krahas videos nga koncerti në sheshin Skënderbej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.