





Kompania kosovare, EXFIS që merret me shitjet e derivateve të naftës ka kontratë me NATO-n, për të ofruar shërbimet e furnizimit me naftë për këtë aleancë në nivel global.
Fillimisht kjo kompani furnixon akeancën në: Norvegji, Gjermani, Estoni, Latvi, Lithuani, Poloni, Rumani, Bullgari, Mali, Chad, Iraq e pastaj edhe në vende tjera, normalisht sipas nevojes së ushtrive specifike të NATO-s.





Përgjegjësitë e Ex Fis ndaj këtyre kontratave janë: furnizimi me aviokarburant, diesel e benzinë, transporti tokësor, hekurudhor dhe detar i derivateve, ndërtimi e menaxhimi i depove te derivateve, ndërtimi e menaxhimi i laboratorëve të derivateve si dhe ndërtimi e menaxhimi i pikave të shitjes me pakicë të derivateve.
Vlera e projektuar e kontratave është rreth 1.87 miliardë euro si dhe janë valide për 5 vitet e ardhshme.
Ex Fis për ti kryer këto operime, shumicën e punëtorëve i ka nga Kosova.