October 4, 2022

Ahmet Asani-“KALEHU VE MALEHU TEHABITUN!”

“Një një fshat të Karadakut, hoxha gjatë taravijave të ramazanit po i lexonte xhematit, një pjesë nga nje libër në gjuhën arabe!

Ne fund të leximit hoxha i tha edhe keto fjalë në arabisht: “…Kalehu ve malehu tehabitun…”, dhe e përmbylli leximin!

Njenit nga fshatarët i bani përshtypje fjalia e fundit dhe e pyet hoxhën për kuptimin e këtyre fjalëve në gjuhën shqipe!

Po i tha hoxha, tani të tregoj dhe i përgjigjet fshatarit:

Kalehu, agës hoxhë, shqip i bje kali,
malehu – mali, kurse tehabitun ashtë kur habitesh, pra e gjithë kjo shqip kish me i ra: “.. ka shku kali n’mal, asht habit, nuk asht k’thy n’shpi dhe e ka hongër uki”!

Leave a Reply

Your email address will not be published.