October 4, 2022

Deputetja Doarsa Kica – Xhelili, e cila këto ditë ka kaluar nga LVV-ja në LDK, ka folur edhe për një mocion të mundshëm mosbesimi për Qeverinë e Albin Kurtit.

Kica-Xhelili tha se aktualisht nuk ka arsye për rrëzimin e Qeverisë dhe për këtë nuk do të ketë votë nga ajo për një mocion mobesimi ndaj Qeverisë, ajo për këtë tha në Klan Kosova se këtë e ka bërë të qartë edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

“Unë nuk kam votë për mocion mos besimi, nuk shoh arsye për mocion mobesimi, unë kam pasur diskutim me z.Abdixhikun. Unë i kam thënë që nesër të ngris dorën për të rrëzuar Qeverinë Kurti unë nuk kam votë për këtë, e kanë parë brenda LDK-së që nuk ka vend për këtë në rrethanat momentale”, u përgjigj deputetja.

Ajo shtoi se rrethanat aktuale nuk ka votë për rrezimin e Qeverisë, pasi sipas saj, Kosova ka nevojë për stabilitet politik.

“Në rrethana që gjendemi nuk kam votë për mosbesim dhe LDK-ja nuk është aspak e interesuar për mocion, arsyeja tjetër ka të bëj me shtetin, që Kosova të ketë mandat të plotë ne kemi nevoj për stabilitet politik”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.