February 7, 2023

Aktorja e njohur Olta Gixhari prej dy vitesh tashmë është shpërngulur në Spanjë ku po jeton me partnerin dhe djalin e tyre Amar.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, Olta ka zbuluar planet e të ardhmes, aktorja ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër dhe të organizojë një dasmë.
“Uroj ta kem vajzë, por kam plan të bëj edhe një fëmijë tjetër dasmën nuk e kam menduar edhe kur e mendoj veten nuse, e mendoj me shalë jashtë gjithmonë”.– u shpreh aktorja.

Ajo ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën private dhe partnerin e saj nuk e ka bërë asnjëherë publik, Olta është shprehur më parë se nuk e ka pasur kurrë problem të dalë në publik me të por është ai i cili nuk ka dëshirë të shfaqet, ndërsa ka zbuluar vetëm emrin e tij, Dori.
Por mbrëmjen e sotme ajo pranoi të përshkruante tiparet e tij, ndërsa një vajzë e talentuar në studio pikturoi portretin, që Olta tha se i ngjan të dashurit të saj.

“Sytë i ka shumë të bukur i ka kafë, si me bisht, sytë kanë qenë gjëja e parë që më kanë mahnitur tek ai, ka hundë shumë të rregullt, buzët i ka të trasha por i fsheh, ka pak mjekër, nuk është i rrumbullakët në fytyrë, nuk është as shumë i gjatë, eshtë shumë i qeshur”.– tha ajo./Panorama/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *