October 4, 2022

Mevlan Shaba ishte padyshim një nga personazhet më të njohur nga ‘’Për’puthen’’, konkurrenti që mori pjesë në dy edicionet e këtij reality show, vazhdon të merret me muzikë duke qëndruar afër fansave të tij.
Së fundmi Mevlani ishte i ftuar në ‘’Abc e pasdites’’ ku sqaroi shumë lajme të shpërndara së fundmi.

Ndjekësit e tij në komente e pyesin nëse kënga e tij e fundit është një dedikim për Ledjanën, por Mevlani tha se nuk është një dedikim dhe çdo kush mund ta gjejë veten.

“E shoh shpesh në komente. Edhe ne dikur kur shihnim telenovelat dashuroheshim me personazhet. Të njëjtën gjë ka ndodhur me mua… pas ndarjes sonë shumë njerëz akoma mendojnë që çfarë do lloj kënge që unë nxjerrë është për atë, por nuk ka lidhje me atë apo me ndonjë njeri tjetër. Nuk kemi asnjë komunikim me të”./afterparty

Leave a Reply

Your email address will not be published.