February 7, 2023

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Jetmire Vrenezi ka publikuar një tabelë ku shihen pagat që pritet t’i marrin sektori i arsimit në Kosovë, pas aprovimit të Ligjit të Pagave.
Deri 768 euro do të shkon paga më e lartë në sektorin e arsimit.

Sipas tabelës së publikuar nga ajo paga e drejtorit të shkollës fillore do të jetë 744 euro, kurse e drejtorëve të shkollave të mesme do të jetë 468 euro.

Ajo ka thënë se paga e një mësimdhënësi të shkollës fillore do të jetë 672 euro, kurse e mësimdhënësve të shkollave të mesme 696 euro, ndërs e mësimdhënësve të institucioneve parashkollore do të jetë 624 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *