September 30, 2022

Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço ka folur si rrallëherë për jetën e saj personale, planet për fëmijë, dhe pjesëmarrjen si konkurrente në “Big Brother Vip 2.”

Intervistat e Sonila Meços janë të rralla dhe gazetarja preferon ta mbajë hermetike jetën e saj private, megjithatë së fundmi ajo ka vendosur t’ju japë mundësinë ndjekësve të saj në rrjetet sociale që t’i drejtojnë pyetje.

Pyetja e një ndjekësi për Sonilën, e cila ka një vajzë me emrin Amaris, ishte nëse gazetarja ka në plan zgjerimin e familjes. “Pse nuk i bën një motër ose vëlla Amarisit?”– pyet ndjekësi, i cili mori edhe një përgjigje nga Sonila Meço.

Në përgjigjen e saj, gazetarja lë të kuptohet se është e lodhur nga këto pyetje, pasi është diçka personale, teksa shton se shpesh i drejtohen në formë urdhërore që “t’i bëjë vëlla gocës.”

“Kjo nuk është pyetje për shtator, por korrik e gusht. E shoh që nuk të kam fis ndaj po të përgjigjem pa filtra: “Po ç’të duhet ty? Po bëra të dytin më premton se nuk më pyet për të tretin?”

Dhe faleminderit që pyet se shumica më drejtohen me urdhër: “Hajde tani, bëja dhe një vëlla gocës se nuk lihet fëmija vetëm.” E për të mos hapur debat gjejmë një copy-paste: “Patjetër, po iki që tani.”– shkruan Meço në Instastory.

Leave a Reply

Your email address will not be published.