October 5, 2022

Një superjaht me emrin “007” si të agjentit të famshëm në serinë e filmave të James Bond, është fundosur pasi u rrëzua në brigjet e një ishulli grek gjatë natës.

Jahti me gjatësi 160 metra u përplas me shkëmbinj në ishullin grek të Kythnos dhe u pa i zhytur në një krah në det, pasi pesë pasagjerët që ndodheshin në bord u shpëtuan nga roja bregdetare.

GPS i jahtit luksoz, i cili ka edhe një platformë helikopteri thuhet se ka shfaqur shenja mosfunksionimi, me kapitenin që më pas e afroi anijen më pranë bregut.

“Në përpjekje për të mos u fundosur, ai lundroi më afër bregut, në më pak se dhjetë metra thellësi, dhe kështu anija arriti në atë pozicion. Asnjë person nuk u lëndua. Roja bregdetare e kuptoi menjëherë dhe dërgoi ndihmë gjatë natës.

Mëngjesin tjetër ata vendosën një perimetër kundër ndotjes. Duket se nuk ka pasur rrjedhje të naftës apo dëmtime në peizazh”, tha ai.

Jahti mban flamurin britanik, por është në pronësi të një biznesmeni zviceran.

“007” u dorëzua në vitin 2006 nga kantieri detar me bazë në Bodrum, Aegean Yacht, por kush e zotëron atë mbetet një mister.

Ai ka pesë kabina, ku përfshihet një suitë master, dhe mund të flenë dhjetë njerëz në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.