January 28, 2023

Analisti Baton Haxhiu thotë se nuk është përgjegjësi direkte e kryeministrit për ndërtimet pa leje apo gjërat që nuk shkojnë siç duhet në vend.

I ftuar në Euronews Albania ku komentoi deklaratën e Ramës në drejtim të milionerëve, të cilët siç tha do të ndëshkohen për ndërtimet e shumëkatëshve pa leje, Haxhiu u shpreh se pavarësisht dëshirës së Ramës për t’i bërë gjërat siç duhet, është mosfunksionimi i siç duhet i sistemit në hallkat poshtë tij që krijon problemet.

“Kryeministri di të jetë bindës, ka narracion të jashtëzakonshëm të gjërave që prekin shoqërinë dhe di të gjejë pikat e dobëta se jeton me to. Ai e di se është mbushur kupa e të keqes. Ai i di defektet, po rrugës sistemi del i korruptuar.

Është tjetër ajo që do të shohë Rama në mënyrë idealiste dhe ndryshe fakti se njerëz që emërohen nuk e zbatojnë ligjin. Të parët që duhet të denoncojnë ndërtimet pa leje janë qytetarët. Përgjegjësia e parë duhet të jenë ministrat nga ky fjalim i kryeministrit. Problemi është tek njerëzit poshtë kryeministrit”, tha Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *